Miloti e uron për ditëlindje shokun e skuadrës nga përfaqësuesja e Kosovës
Futbollisti i njohur shqiptar Milot Rashica njihet si një nga lojtarët më të suksesshëm në përfaqësuesen e Kosovës, i cili luan aktualisht për klubin gjerman Werder Bremen, ku po kalon një formë të mirë, shkruan Indeksonline.
Ai së fundmi nëpërmjet një InstaStory, ka uruar shokun e tij të skuadrës së Kosovës, Leart Paqaradën, me rastin e ditëlindjes së tij.
“Happy Birthday Bro” : ka shkruar Miloti në mbishkrimin e fotografisë së publikuar bashkë me Leartin.
Kujtojmë që futbollisti i përfaqësueses së Kosovës, Leart Paqarada ka mbushur 25 vite dhe aktualisht luan për klubin gjerman Sandhausen. /Indeksonline/
