75 Mall Live Search
09:45 / E Diele, 04 Korrik 2021 / OSH

Milwaukee Bucks kampion të Lindjes në NBA, arrijnë finalen e madhe

Ekipi i Milwaukee Bucks ka arritur të bëhet kampion i Konferencës së Lindjes në NBA.

Bucks mposhtë Atlanta Hawks 4:2 me ndeshje, duke arritur kështu që të kualifikohen në finalen e madhe, transmeton Indeksonline.

Në ndeshjen e 6-të, Bucks fituan me rezultat 118:107. Dy lojtarët që u dalluan ishin Middelton me 32 pikë dhe Holiday me 27 pikë, 9 kërcime e 9 asistime.

Bucks në finalen e madhe do të luajnë kundër Phoenix Suns, që u shpallën kampion të Perëndimit.

Ndeshja e parë do të luhet me 7 korrik./Indeksonline/