Milwaukee s’fiton dot pa Giannisin, humbasin edhe Houstont e Dallasi

Skuadra e Phoenixit ka fituar 140-131 ndaj Milwaukee, në një ndeshje spektakolare midis dy ekipeve.
Vendësit e dominuan gjatë gjithë kohës ndeshjen, duke u shkëputur deri në 25 pikë (Booker 36 pikë), ndërkohë që te miqtë u ndje mungesa e Antetokounmpos (shënuesi më i mirë për Bucksin ishte Middletoni me 39 pikë).
Fitore të vështirë korri skuadra kampione e Toronto, që mundi 118-113 Sacramenton, ndeshje me rivalitet. Të gjithë titullarët e ekipit kanadez realizuan mbi 10 pikë, me dyshen Powell-Lowry që së bashku realizuan 61 pikë.
Pas kohës shtesë fiton skuadra e Clevelandit, që mposhti 132-129 San Antonion. Të dyja ekipet dueluan fort për fitoren, me 7 lojtarë të Cavaliersit që realizuan mbi 10 pikë (Drummondi 28 pikë e 17 rebound).
Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, skuadra e Indianas triumfoi 112-109 ndaj Dallasit (Sabonisi 20 pikë e 17 rebound), ndërsa Orlando fitoi 126-106 ndaj Houstonit (Augustini 24 pikë).
NBA – Rezultatet e sotme
Dallas – Indiana, 109-112
Houston – Orlando, 106-126
Cleveland – San Antonio, 132-129
New York – Detroit, 96-84
Sacramento – Toronto, 113-118
Phoenix – Milwaukee, 140-131