Mimosa Kusari-Lila për Gjakovën: 14 nëntori është data e ndryshimit

Kandidatja për kryetare të Komunës së Gjakovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila ka bërë thirrje që të votohet ditën e 14 shkurtit.
Pjesëmarrja në zgjedhjet lokale në Gjakovë ka bërë që kjo komunë të shkojë në balotazh.
E, Kusari-Lila, fton të gjithë, sidomos Diasporën, që të votojnë dhe të bëjnë bashkë ndryshimin në Gjakovë.
“Të dashur bashkëqytetarë të Komunës së Gjakovës, ju që jetoni në diasporë dhe që keni votuar apo keni menduar të votoni më 17 tetor, 14 nëntori është data e ndryshimit, e cila, ekzakt 9 muaj pas 14 shkurtit paraqet mundësinë që të përmbyllet cikli i ndryshimeve për Kosovën dhe për Komunën e Gjakovës. Gjakova si komunë, me numrin më të madh të Diasporës për kokë banori,ju thërret dhe ju mirëpret që të bëhe
mi bashkë pjesë e ndryshimit, si gjithmonë, deri më tani, me kontributin tuaj të çmuar, pjesëmarrjen në procesin e votimit. Gjakova e kuqe nuk mund të jetë ndryshe përveçse e kuqe me 14 nëntor. Ejani dhe bashkë të qeverisim për 4 vitët e ardhshme për Gjakovën”, thotë Kusari-Lila në fushatën elektorale të saj për Gjakovën.