Mimoza Kusari ‘krahë’ i djathtë i Vjosa Osmanit, afërsia e tyre përmes fotografive

U.D e shefës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari- Lila vazhdon të jetë zë i fuqishëm në parlamentin e Kosovës.
Sikurse dje, ashtu edhe sot Kusari- Lila dukshëm ka qëndruar krahë Osmanit, pretendentes për të marrë poziten e presidentit të vendit, shkruan IndeksOnline.
Është Kusari- Lila e cila pak para fillimit të procesit të votimit në Kuvend ka shprehur bindjen e saj se ajo do të arrijë t’i marrë votat e mjaftueshme për tu bërë presidente e vendit. /IndeksOnline/



