75 Mall Live Search
13:32 / E Premte, 13 Shkurt 2026 / A

Mimoza Kusari-Lila e merr zyrtarisht detyrën: Do të vazhdojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme…

Pas 15 vjetëve rikthehem në krye të Ministrisë së Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit. Kështu ka bërë të ditur Mimoza Kusari-Lila

May be an image of text that says 'Republ Republika K eriaKosovts-V peria Kosovls- EINDUSTRI psovo sOVo Pnt entofKosoco of ofKosovo SEDHETREGTISE ς DHE TREGTISE C'
May be an image of text

Sot zyrtarisht pranova detyrën nga ministrja e deritashme dhe deputetja e zgjedhur e Kuvendit të Kosovës, Rozeta Hajdari.

E bindur se me përkushtim, energji dhe vizion do të vazhdojmë drejt një ekonomie të qëndrueshme, me politika mbështetëse për sektorin privat, start-up-et, fuqizimin ekonomik të grave, forcimin dhe brendimin e produkteve “Made in Kosova”, si edhe ngritjen e eksportit dhe rritjen e produktivitetit të prodhimit kosovar. Incentivizimi i bizneseve për të punuar me politka miqësore mjedisore, duke promovuar ekonominë qarkore, do të kenë fokusin tim të veçantë.

Vendi ynë pasurinë më të çmuar i ka të rejat dhe të rinjtë, të cilët me kreativitetin dhe talentin e tyre kanë zhvilluar dhe rritur sektorin e inovacionit – sektor që tashmë është pjesë e këtij dikasteri.

May be an image of text that says 'Republika e Kosoves Republika Kosova Republic of fKosovo Qeveria Kosovés Vlada Kosova Government of Kosovo MINISTRIA E INDUSTRISE, NDERMARRESISE DHE TREGTISE'
May be an image of one or more people and text

Dialogu publik-privat dhe sinergjia e krijuar përmes ndërlidhjes dhe koordinimit të të gjithë sektorëve do të sjellin vlerë të shtuar për ekonominë e vendit.

E lumtur të jem pjesë e zhvillimit dhe suksesit të shtetit tonë.