75 Mall Live Search
19:35 / E Shtunë, 03 Prill 2021 / OSH

Mimoza Kusari- Lila: Shpresojë që ta zgjedhim presidenten sot

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Mimoza Kusari- Lila ka thënë që shpreson që shpreson që sonte të zgjidhet president i vendit.

“Shpresojë që sonte të zgjedhim presidentin e vendit, të plotësojmë institucionet dhe pas kësaj t’i kthehemi normalitetit në këtë situatë pandemie me veprime konkrete”, ka thënë ajo, transmeton IndeksOnline.

“Unë besojë që do të jenë 80 deputetë në sallë dhe të votojnë”, ka theksuar ajo.

Në dy votimet e para nevojiten dy të tretat e votave të deputetëve, që i bie gjithësej 80 vota.

Ndërkaq, në raundin e tretë, president zgjidhet ai që merr shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, por në të tri votimet duhet të marrin pjesë të paktën 80 deputetë./IndeskOnline/