75 Mall Live Search
14:57 / E Hënë, 13 Shtator 2021 / LB

Mimoza Kusari-Lila tregon qëndrimin e Vetëvendosjes për shtyrjen e zgjedhjeve

Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila tha se për shtyrjen e zgjedhjeve duhet që të ketë vendim konsensual nga të gjitha partitë.

Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, shtoi se shumë me rëndësi është që të mbrohet shëndeti i qytetarëve në këtë kohë të pandemisë.

“Qëndrimi ynë është që të jetë vendin konsensual i të gjitha partive. Është e rëndësishme që të kemi parasysh shëndetin e qytetarëve dhe në dakordancë me rekomandimet e IKShPK-së të kemi fushatën në rast se vendoset të vazhdohet siç ka qenë”, ka thënë Kusari-Lila.