Mimoza Kusari tregon nëse do të mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit

Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari- Lila është pyetur nga gazetarët nëse do të mbahet sot seanca për zgjedhjen e presidentit të vendit.
Kusari- Lila ka thënë se janë 80 deputetë që kanë konfirmuar se do të qëndrojnë në sallë, transmeton IndeksOnline.
“Në varëshmëri edhe me vullnetin e deputetëve që të jenë në sallë, ne do të caktojmë menjëherë edhe seancën për zgjedhjen e presidentit të Kosovës”, ka thënë ajo.