Mimoza Kusari tregon nëse është nominuar për ambasadore në SHBA

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, mbrëmë ka pranuar kërkesën e qeverisë për dorëheqjen e saj.
Derisa, emri pasues në vend të Çitakut, u lakua ai i deputetes së VV-së, Mimoza Kusari – Lila, shkruan Indeksonline.
Por, kjo e fundit përmes një postimi të bërë në Facebook, ka mohuar se është nominuar për ambasadore në SHBA, derisa ka thënë se nuk planifikon shërbim diplomatik në periudhën e angazhimit të saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Ky është postimi saj:
SQARIM:
Pas publikimit të mesazhit tim urues për punën e kryer me dinjitet drejtuar Ambasadores së Republikës së Kosovës në SHBA, znj. Vlora Çitaku, u krijua një përshtypje dhe filloi të merret si i mirëqenë fakti, se unë jam e nominuara e radhës për postin e Ambasadores së Kosovës në SHBA.
Për hit të së vërtetës dhe korrektësisë ndaj publikut, unë ju
informoj se NUK jam e Nominuar për Ambasadore në SHBA dhe nuk nuk planifikoj
shërbimin diplomatik në këtë periudhë të angazhimit tim në Kuvendin e
Republikës së Kosovës.
Unë vazhdoj të udhëheq subjektin Alternativa, jam
deputete në grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje dhe në Kuvend shërbej
në dy Komisione Parlamenta në cilësinë e anëtares: Komisionin për Buxhet dhe
Transfere dhe Komisionin për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi
dhe Investime Strategjike, ku jap kontributin tim profesional për fushat shumë
të rendësishme të jetës së qytetarëve të Kosovës.
Unë ju falenderoj të gjithëve për mendimet e mira dhe urimet tuaja dhe shpresoj në të ardhmen e afërt t’i meritoj me rast të mirëqenë nga shërbimi për të cilin kam marrë besimin e popullit.