13:48 / E Mërkurë, 21 Gusht 2019 / indeksADMonline

Mimoza prezanton një transfer, thotë se është përgjegjës i 60.000 konsumatorëve

Mimoza Kusari-Lila ka prezantuar sot në zyrat e Alternativës anëtarin më të ri, magjistrin e ekonomisë, Agon R. Dobruna

“Agon Dobruna, ka të përfunduar Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës dhe mban titullin e Magjistrit të Shkencave Ekonomike nga po i njëjti Universitet, me temë disertacioni në fushën e menaxhimit të ndërmarrjeve shoqërore dhe efiqencës se privatizimit.

Agoni për shumë vite ka ushtruar shumë funksione menaxheriale në ndërmarrje publike dhe private në Kosovë.

Vlen të veçohet puna e tij e palodhshme në pozitat menaxheriale në Korporatën Energjitike të Kosovës, KEDS, në bordin e drejtorëve të ndërmarrjes komunale Çabrati.

Momentalisht Agoni mban poziten e Menaxherit të Shërbimit të Përkujdesit për konsumatorë në KeSCO, pozitë kjo që bën Agonin përgjegjës për më shumë se 60,000 konsumatorë në Gjakovë, Malishevë dhe Rahovec.

Bashkë me Agonin më të fortë drejt sfidave të reja që na presin përpara”, ka shkruar ajo.