75 Mall Live Search
16:27 / E Hënë, 03 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mimoza Shkodra direkt nga Parisi, ja sa bukur duket

Këngëtarja e njohur dhe shumë e dashur për publikun Mimoza Shkodra njihet për projektet e saj mjaft të suksesshme muzikore, shkruan IndeksOnline.

Mimoza është lindur në Zvicërr, ku jeton dhe vepron.

Ajo njihet për këngët: ‘Burrat nuk janë si ti’ , ‘Ndarja’ ‘Mu ma le fajin’ e shumë të tjera, që janë pritur mjaft mirë nga publiku.

Përpos karrierës muzikore, kishte kohë që jeta personale e saj ishte në fokus të mediave rozë.

Kjo për shkak të lidhjes së saj që e kishte me këngëtarin nga Shqipëria, Seldi Qalliu.

Ajo në llogarinë e saj në Instagram ka shpërndarë pamje ku shihet se ka bërë një vizitë në kryeqytetin francez.

Duket se bukuritë e Parisit e kanë mahnitur këngëtaren.

Kujtojmë se projekti i saj i fundit muzikorë në bashkëpunim me këngëtarin Irkenc Hyka, me titull ‘Valla’ u prit mjaft mirë nga publiku. /IndeksOnline