08:10 / E Shtunë, 01 Qershor 2019 / indeksADMonline

Mimoza Shkodra shfaqet tejet ‘e nxehtë’ nga plazhi

Këngëtarja Mimoza Shkodra gëzon interesim të madh nga publiku shqiptar, qoftë për projektet muzikore, ashtu edhe për jetën e saj private.

Kjo për shkak të projekteve të saj muzikore që u pëlqyen nga publiku .

Muaj më parë ajo ishte ndër temat kryesore të shtypit rozë për shkak të përfundimit të romances së saj me këngëtarin Seldi Qalliu.

Duket se tanimë Mimoza e ka tejkaluar ndarjen, dhe ajo është shfaqur së fundmi duke postuar disa fotografi në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet mjaft në formë.