75 Mall Live Search
09:16 / E Mërkurë, 16 Korrik 2025 / MSH

Minaj shpërthen ndaj artistes së njohur: Unë jam ikonë, ti nuk je

Reperja e njohur Nicki Minaj ka shpërthyer me akuza dhe ofendime ndaj SZA-së.

Përmes një postimi në X, Minaj e quajti SZA-në të pasuksesshme, të parëndësishme dhe budallaqe, shkruan IndeksOnline.

“Prit. A mendon SZA-ja se është më e suksesshme se unë? Ju lutëm! SZA, nëse çdo këngë që ke bërë ndonjëherë do të zhdukej tani, biznesit të muzikës nuk do t’i mungoje fare. Kam qenë në vende që nuk kanë dëgjuar kurrë për ty. E di që nuk je kaq budallaqe, apo jo? Në stadiume? A i patë vendet ku kam luajtur në turneun tim të festivalit, vitin e kaluar? A ke qenë ndonjëherë kryesuese në 80 mijë njerëz?

Çfarë ke bërë ndonjëherë përveçse ke kënduar me auto-tuning që kishte nevojë për ri-tuning? Zemër, unë jam një ikonë. Ti nuk je. Kaq. Paguaje atë burrë që gati sa i theve shpinën. Pse nuk fole kur drejtuesi yt po më ngacmonte dhe bullizonte, o budallaqe e ndyrë dhe e zgjebosur?“ shkroi mes të tjerash Nicki.

Dyshja ka kohë që i bëjnë replika dhe kundërreplika njëra-tjetrës./IndeksOnline/