75 Mall Live Search
07:37 / E Premte, 03 Nëntor 2023 / L K

Minatorët e Trepçës ndalojnë grevën pas 10-ditësh

Minatorët e Trepçës kanë ndaluar grevën pas 10-ditësh rezistencë.

Pas takimit me deputetet e AAK-së, ata u dakorduan që të ndalojnë grevën.

Sipas burime sot bordi mbikëqyrës i ka ftuar ne takim grevistët nga ora 12:00.

 Minatorët e Mitrovicës tash e dhjetë ditë ishin në grevë, të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar përmirësim të kushteve të punës, paga të rregullta, sigurime shëndetësore dhe largimin e kryeshefit të ndërmarrjes.

Ata gjithashtu u takuan më deputetet e mazhorancës në Kuvend, por që nuk dolën nga aty më një marrëveshje./IndeksOnline/