75 Mall Live Search
12:48 / E Martë, 24 Tetor 2023 / S Z

Minatorët e Trepçës në grevë, Jonuzi: Minatorëve u është rënduar jeta !

Mos realizimi i pagave me kohë, e kushtet e vështira të punës, kanë bërë që minatorët e Trepçës të hyjnë në grevë.  Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të ndërmarrjes “Trepça”, Ibrahim Jonuzi ka thënë për “Indeksonline” se minatorëve u është rënduar jeta, andaj greva ka qenë e pashmangshme.  

 “Po përballemi me një gjendje jashtëzakonisht të rëndë financiare dhe nuk po arrihet të realizohen pagat e minatorëve me kohë. Kjo e ka rënduar jetën e minatorëve dhe familjeve të tyre. Minatorët po kërkojnë realizimin e pagave, deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqjen e kryeshefit, sigurime shëndetësore dhe përmirësimin e kushteve të punës”, tha ai.

Jonuzi më the ka pohuar se minatorët e kanë mbajtur një grevë të heshtur dy ditore dhe më pastaj janë kthyer në punë, duke i dhënë afat menaxhmentit,  që kërkesat e tyre të realizohen deri sot. Por se sipas tij kjo nuk ka ndodhur dhe se tashmë ata kanë hyrë në grevë.

“ Kërkesat për pagë  kanë qenë shumë më heret dhe se kërkesat tjera kanë rrjedhur sot.  Javën e  kaluar kemi zhvilluar një grevë të heshtur,  e cila ka zgjatur dy ditë. Mirëpo pas kërkeses ndaj minatorëve , ata kanë arritur të kthehen në punë, me qëllim të realizimit të kërkesave të tyre në një afat kohor, i cili ka qenë deri sot.  Deri sot s’kanë arritur t’i realizojnë kërkesat për pagë dhe është marrë vendim për kërkesa tjera, si sigurimi shendetësor, largimi nga pozita e kryshefit dhe kushte më të mira të punës”, tha ai. .

Jonuzi thotë se minatorët grevist janë të vendosur që ta vazhdojnë grevën, deri në realizimin e kërkesave të tyre.

“Greva vazhdon , minatorët janë këmbëngulës në realizimin e kërkesave të tyre”, tha ai.

Jonuzi po ashtu bëri të ditur se rreth 150 minatoër grevist janë futur sot në minerë, por ka dhe njësi tjera mbështetëse dhe se numri i minatorëv grevist, është duke u rritur.