75 Mall Live Search
13:50 / E Hënë, 21 Prill 2025 / Z S

Minatorët e “Trepçës” prej nesër në grevë, kjo është arsyeja

Që nga dita e nesërme punonjësit e ndërmarrjes “Trepça” kanë paralajmëruar një grevë.

Indeksonline mëson se arsyeja e grevës është vonesa e pagesave mujore, nivelimi i pagave, rigjenerimi i vendeve të punës, kushtet dhe siguria në punë, si dhe mosekzekutimit i mjeteve të trustit.

Mësohet se greva do të zhvillohet në vendin e punës në Kishnicë duke filluar nga ora 07:30 e mëngjesit.

Greva thuhet, se do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të punëtorëve./Indeksonline/