75 Mall Live Search
23:08 / E Shtunë, 28 Tetor 2023 / MSH

Minatorët në grevë, ua ndalojnë vizitat politikanëve

Janë bërë disa ditë që kur minatorët e “Trepçës” kanë hyrë në grevë.

Teksa disave prej tyre u është përkeqësuar gjendja shëndetësore, të tjerë janë duke qëndruar stoikë në vendimin e tyre për grevë.

Kërkesat e minatorëve janë bërë tashmë të qarta, përfshirë kushtet më të mira të punës, implementim të plotë të pagave si dhe ndërrim të bordit menaxhues.

Vendimi më i fundit i tyre është që kastës së politikës t’i ndalohen vizitat në minierë.

Më poshtë video nga vendi i ngjarjes: