09:40 / E Mërkurë, 26 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Minibiblotekat e Prishtinës të zbrazura, prishtinasit s’i kthejnë librat

12 minibiblotekat në lagje të ndryshme të Prishtinës kohët e fundit janë parë bosh, shkruan IndeksOnline.

E siç duket moton “Sill një libër, merr një tjetër”, qytetarët nuk e kanë marrë seriozisht.

Pasi që në minibiloteka vetëm i marrin librat t’i lexojnë për të mos i kthyer më .

Madje disa prej tyre janë tërësisht të zbrazura.

Këtë e ka thënë për IndeksOnline edhe drejtor i organizatës ETEA, Agon Ahmeti.

Ai ka treguar se ETEA në bashkëpunëtor  kanë mbledhur një fond të librave prej rreth 300 sosh, të cilat do të vendosen së shpejti në minibiblioteka

“Është e vertetë se numri i librave ka rënë dukshëm në pothaujse të gjitha minibibliotekat, disa prej të cilave tashmë kanë mbetur pa asnjë libër.

Organizata ETEA dhe Kuvendi i të Rinjve të Prishtinës në bashkëpunim me Librarinë “Dukagjini” tashmë kanë mbledhur një fond të librave prej rreth 300 sosh të cilat do të vendosen së shpejti në minibiblioteka. Gjithsesi kjo po determinohet edhe prej kushteve atmosferike, gjë që ka gjasë të pritet deri në muajin prill, që me fillim të përmirësimit të motit të vendosen librat e rinj”, ka thënë ai.

Ahmeti ka thënë se ka raste të rralla kur qytetarët kthejnë librat që i huazojnë në minibibloteka.

Gjë që ka rezultuar me mungesë të tyre tani.

“Rastet e tilla janë të rralla, por mirë që ka. Pra ka raste kur qytetatët i kthejnë librat qe i huazojnë për lexim. Ne si organizata bartëse të projektit kohë pas kohe realizojmë vizita nëpër lokacionet ku janë të vendosura minibibliotekat për të parë gjendjen e tyre”, ka thënë ai.

Ndonëse, komuniteti i ka pranuar si pjesë të lagjeve dhe shesheve të tyre, minibiblotekat kanë  por dëmtime. Sipas Ahmetit, këto dëme kanë ardhur edhe nga faktori njeri.

“E mira është se banorët e shumicës së lagjeve ku janë vendosur minibibliotekat na njoftojnë vazhdimisht për dëmtimet që ndodhin apo rreth mosrespektimit të rregullave të shfrytëzimit të minibibliotekave nga ana e qyteterëve. Pas çdo njoftimi ne si organizatë mobilizohemi dhe intervenojmë në mundësinë e parë.

Do të bëhen renovimet e të gjitha dëmtimeve që kanë pësuar 12 minibibliotekat gjatë kësaj kohe”, ka thënë ai.

E shqetësuese për oragnizatën që projektoj “Mini biblotekat “ mbetet financimi i projektit.

Drejtorit i ETEA-s tha që janë në kërkim të një donator që merr përsirës mbulueshmërine financiare për renovimin e mini biblotekave.

“Problematike është mirëmbajtja e minibibliotekave në mënyrë të vazhdueshme. Kjo pasi, organizatat funksionojme me donator për projekte të caktuara, dhe siç dihet projekti për minibibliotekat e lagjeve ka përfunduar në dhjetor 2019. Gjë që, aktualisht minibibliotekat po mirëmbahen me vetfinancim. Gjithsesi jemi në konsulta me institucionet relevante që kjo përgjegjësi të bartet tek ato në një të ardhme të afërt”, ka thënë ai./IndeksOnline/

12 mini biblotekat në lagje të ndryshme të Prishtinës kohëve të fundit janë parë bosh, shkruan IndeksOnline.

E siç duket moton “Sill një libër, merr një tjetër”, qytetarët nuk e kanë marrë seriozisht.

Pasi që në mini biloteka vetëm i marrin librat të i lexojnë për të mos i kthyer më .

Madje disa prej tyre janë tërësisht të zbrazura.

Këtë e ka thënë për IndeksOnline edhe drejtor i organizatës ETEA, Agon Ahmeti.

Ai ka treguar se ETEA në bashkëpunëtor  kanë mbledhur një fond të librave prej rreth 300 sosh të cilat do të vendosen së shpejti në mini biblioteka.

“Është e vertet që numri i librave ka rënë dukshëm në pothaujse të gjitha minibibliotekat, disa prej të cilave tashmë kanë mbetur pa asnjë libër.