23:26 / E Premte, 15 Shtator 2023 / MSH

Mini-busi vetaksidentohet në Lumbardh pranë Deçanit, e nxjerrin nga grëmina me ndihmën e ekskavatorit

Një mini-bus është vetaksidentuar sonte, duke përfunduar në grëminë.

Vetaksidenti ka ndodhur mes Lumbardhit dhe Broliqit të Deçanit.

Indeksonline raporton se me ndihmën e një ekskavatori, mini-busi është nxjerrur nga grëina.

Burimet bëjnë të ditura se nga ky vetaksident është lënduar një person.

Viktima ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Më poshtë pamje nga vendi i ngjarjes.