Mini kalon në elektrifikim të plotë
Marka popullore britanike Mini në vjeshtë do të paraqesë veturën e saj të parë të plotë elektrike.
Mini, i cili është nën kujdesin e gjigantit gjerman BMW, po mbaron testimin e veturave elektrike, e cila është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë kineze Great Wall Motors.
Me këtë model, Mini do të fillojë të përfundojë elektrifikimin e gamës së tij, konfirmoi anëtari i bordit të BMW-së, Peter Schwarzenbauer.
“Ne nuk dimë se sa do të zgjasë periudha e tranzicionit dhe deri atëherë do të bëjmë çdo përpjekje për të zgjedhur të dy llojet e motorëve – konvencional dhe elektrikë- për çdo model nga programi i prodhimit. Mini në të ardhmen do të jetë një markë që do të prodhojë vetëm makina elektrike”, tha ai. /IndeksOnline/