Mini-maratona ‘Vrapo babadimer’, ndihmohen 350 familje (Foto)
Një ndër iniciativa që bëri bujë të madhe sërish edhe në këtë fundvit, ishte pikërisht ajo e Jusuf Islamit i cili arriti që t’i bind njerëzit që të jenë pjesë e mini-maratonës humanitare ‘Vrapo Babadimër’.
Kjo iniciativë madje mori vëmendjen e medieve ndërkombëtare duke publikuar fotografi të ditës kur edhe u mbajt ajo.
E falë kësaj iniciative është arritur që të ndihmohen 350 familje nevojtare në shumë komuna të Kosovës,transmeton Indeksonline.
Në ndihmë familjeve të shumta iu është dalë me ushqim, veshmbathje dhe dhurata të ndryshme të fundvitit nga shitja e kostumeve të babadimrave.
Postimi i plotë i Islamit:
Te regjistruar 534 Babadimra, pjesmares mbi 400.
Pershendetje Shoke, Shoqe, Familjar. Te bashkangjitur keni disa nga fotografit gjat shperndarjes se ndihmave. Unë këto raste fare nuk do ti publikoja por për hirë të sensibilizimit të shoqërisë sonë për t’iu ndihmuar me aq sa kanë mundësi familjeve me kushtet jo të mira, jam i detyruar që të gjitha këto aktivitete ti publikoj. Permbyllja me sukses e misionit humanitar te (OJQ – Projektit 5 cent)”Mini Maratona Humanitare Vrapo Babadimer” Edicioni 2 / 17.12.2017. Qëllimi i projektit minimaratona me Babadimra ka qenë që në rend të parë të ndihmohen familjet në nevojë, me paratë e mbledhura nga shitja e kostumeve të babadimrave, me ç’rast është siguruar ushqimi dhe dhuratat për fundvit, por edhe që me një aktivitet modern të rritet vetdija qytetare për skamjen e lartë në shumë familje të Kosovës. Gjithsej ndihmuam 350 familje ne shtate qytete: 01.Prishtinë, 02.Mitrovicë, 03.Pejë, 04.Prizren, 05.Ferizaj, 06.Gjilan 07.Gjakovë nga 50 familje ku 21 familje (169 pal kepuc) kan perfituar te mbathura nga Fabrika e kepucave SOLID. Kenaqesi e madhe te sjellesh buzeqeshje ne keto dite dimri tek ata qe kane nevoje per ndihmen tuaj. Edhe njehere falemnderit te gjithe atyre qe kontribuan ne permbylljen me sukses te ketij misioni. Babadimrat kete vit e zbukuruan Prishtinen, si metropol i vertete dhe kontribuan per familjet ne veshtersi financiare. Në fund, falenderoj edhe njëherë cdo kontribues në projekt, poascërisht familjen time pa mbështetjen e të cilës nuk do të mund ta realizoja këtë projekt. Shihemi së shpejti në aktivitetin e radhës… për të mirën e atyre që kanë nevojë!
Urime te gjitheve VITIN E RI 2018 shendet dhe gezime ne familjet tuaja me shum respekt Jusuf islami .