75 Mall Live Search
10:55 / E Enjte, 05 Shtator 2024 / k.v

Minifaza përgatitore e “Niklit” në Bansko

Feronikeli 74 është duke zhvilluar mini-fazën përgatitore në Bansko të Bullgarisë.

Skuadra udhëtoi drejt tokës bullgare në orët e para të së martës për t’u akomoduar në hotel “Hotel Parklands”, rezidencë në të cilën do të qëndrojë deri më 10 shtator.

Gjatë qëndrimit 8- ditor në Bansko, skuadra do të zhvillojë edhe 1 ndeshje miqësore me ekipin CSKA Sofia.

Pushimi për shkak të ndeshjeve të kombëtareve ka ardhur në kohën e duhur për skuadrën tonë pasi që nuk e nisem aspak mirë këtë sezon.

Kryesia e klubit pas një mbledhje jo të zakonshme vendosi për disa ndryshime të shpejta në klub.