75 Mall Live Search
15:57 / E Enjte, 19 Mars 2020 / indeksADMonline

Abdixhiku e Vitia: Derisa jemi ministra do t’i kryejmë detyrat tona

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ai i Transportit, Lumir Abdixhiku kanë deklaruar para gazetarëve se derisa janë ministra do të kryejnë detyrat që u takojnë.

Ata u paraqitën bashkë në një konferencë për media që ka të bëjë me masat e marra për parandalimin e virusit korona.

“Ne jemi ministra, dhe derisa të jemi këtu do t’i kryehmë detyrat tonë”, ka thënë Abdixhiku.

Njëjtë ka deklaruar edhe ministri Vitia./IndeksOnline/