08:11 / E Hënë, 20 Nëntor 2023 / L K

Ministrat arabë dhe myslimanë në Pekin, kërkojnë t’i jepet fund luftës në Gaza

Ministrat arabë dhe myslimanë bënë thirrje të hënën për një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, ndërsa delegacioni i tyre vizitoi Pekinin në fazën e parë të një turneu për të nxitur përfundimin e armiqësive dhe për të lejuar ndihmën humanitare pwr palestinezët nw enklavë.

Delegacioni, i cili do të takohet me zyrtarë që përfaqësojnë secilin nga pesë anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, po ushtron gjithashtu presion mbi Perëndimin për të hedhur poshtë justifikimin e Izraelit për veprimet e tij kundër palestinezëve si vetëmbrojtje.

Zyrtarët që zhvillojnë takime me kryediplomatin kinez Wang Yi të hënën janë nga Arabia Saudite, Jordania, Egjipti, Indonezia, Palestina dhe Organizata e Bashkëpunimit Islamik, ndër të tjera.

“Ne jemi këtu për të dërguar një sinjal të qartë: duhet të ndalojmë menjëherë luftimet dhe vrasjet, duhet të dërgojmë menjëherë furnizime humanitare në Gaza”, tha ministri i Jashtëm saudit, Princi Faisal bin Farhan Al Saud.

Samiti i jashtëzakonshëm i përbashkët islamik-arab në Riad këtë muaj i kërkoi gjithashtu Gjykatës Penale Ndërkombëtare të hetojë “krimet e luftës dhe krimet kundër njerëzimit që Izraeli po kryen” në territoret palestineze./abcnews.al