75 Mall Live Search
10:07 / E Hënë, 24 Korrik 2023 / shkelqim osmanaj

Ministrat e brendshëm të Kosovës e Shqipërisë vizitojnë sot pikën kufitare në Vërmicë

Ministrat e Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë sot do të vizitojnë pikë-kalimin kufitarë në Vërmicë.

Në njoftimin e lëshuar thuhet se ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, do të vizitojnë pikën e përbashkët të kalimit kufitarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Verimicë.

Vizita do të fillojë nga ora 13:00./