75 Mall Live Search
21:33 / E Premte, 06 Tetor 2023 / MSH

Ministrat e Jashtëm në Tiranë/ Tensioni Kosovë-Serbi influencon takimin

“Siç pritej zakonisht në këtë Ministerial diplomatësh që po mbahen në Tiranë, patatja e nxehtë, Kosovë dhe Serbi ka influencuar takimin” shkruan ABCNews.

Para se të niste takimi, ministrja e Jashtme e Gjermanisë tha se ajo që ndodhi në veri të Kosovës është një situatë që mund ta dëmtojë Samitin e Procesit të Berlinit.

Ajo i bëri thirrje Serbisë të frenojë dhe të tërheqë ushtrinë siç Amerika i ka kërkuar nga veriu i Kosovës, njëkohësisht bëri thirrje që të shtohen misioni i KFOR.

Kjo deklaratë ka sjellë një takim të menjëhershëm të ministres gjermane dhe ministrit të jashtëm të Serbisë, takimi i cili nuk raportohet të ketë qenë me tone të qeta.

Siç është komunikuar në burime jo zyrtare ka pasur tone të larta për shkak të deklaratës së ministres gjermane, e cila vuri theksin te Serbia si shkaktare për të prishur këtë forum të madh.

Takimi është ndërprerë kur ministrja gjermane ka shkuar për të bërë fotografinë zyrtare, Daçiç nuk ka pranuar. Pas fotos, ministrja gjermane është rikthyer sërish në një takim me Daçiç, gjithsesi në vijim të samitit, parashikohet edhe një takim i Gërvallës me diplomaten gjermane.

Konflikti Serbi – Kosovë, nuk po prodhon ndonjë takim dypalësh mes dy vendeve në konflikt, por po zhvillohen takime të mëvetshme.

Pasdite do të vijojë të ketë takime të tjera të rëndësishme që lidhen kryesisht me Shqipërinë dhe ndikimin e saj Rajon, apo rolin e Shqipërisë në marrëdhëniet e tjera dypaleshë, siç është takimi me ministrin grek që do të mbahen rreth orës 16:00, nëse nuk do të ketë ndryshime, e në takim do të preket çështja “Beleri”.