Ministrat izraelitë kundërshtojnë armëpushimin në Gaza për të lejuar ndihmën humanitare

Disa ministra izraelitë kanë shprehur kundërshtim të ashpër kundër lejimit të hyrjes të ndihmave humanitare në Rripin e Gazës, përmes kalimit kufitar Rafah të kontrolluar nga Egjipti.
“Unë kundërshtoj fuqimisht hapjen e bllokadës dhe futjen e mallrave në Gaza për arsye humanitare”, tha ministri i Energjisë, Israel Katz.
“Angazhimi ynë është ndaj familjeve të të vrarëve dhe pengjeve të rrëmbyer, jo ndaj vrasësve të Hamasit dhe atyre që i ndihmuan ata”, shtoi ai.
Ministri i Kulturës Miki Zohar tha gjithashtu se asnjë ndihmë humanitare nuk duhet të lejohet të hyjë në territorin e rrethuar, raporton Al Jazeera.
Këto kundershtime të tyre erdhën pasi që u tha se ShBA-ja, Izraeli dhe Egjipti kishin rënë dakord për një armëpushim që të lejohet ndihma humanitare në Rripin e Gazës, përmes kalimit kufitar Rafah të kontrolluar nga Egjipti.