21:13 / E Enjte, 21 Shkurt 2019

Ministrat kosovarë të ftuar në darkën e presidentit malazez

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llula dhe ai i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, janë duke marr pjesë në një darkë të shtruar nga Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanovic.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Matoshi ka bërë të ditur se në këtë darkë është duke marr pjesë edhe Komisioneri për Politika Evropiane të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn.

“Në darkën e shtruar nga Presidenti Malazez Milo Gjukanovic, për ministrat e rajonit dhe Komisionerin Hahn ne Podgoricë”, ka shkruar Matoshi.