14:26 / E Mërkurë, 29 Mars 2023 / AR

Ministrat Krasniqi e Aliu nënshkruajnë marrëveshjen që i sjell ujin e pijes Sllatinës dhe Bardhit të Madh

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe drejtori ekzekutiv i KRU ‘Prishtina’, Arsim Fetahu, kanë nënshkruar një marrëveshje që i sjell ujin e pijes Sllatinës dhe Bardhit të Madh.

Ata ishin në një vizitë atje ku diskutuan me banorët për mënyrën se si do të realizohet ky projekt të cilat do të përmirësojnë kushtet e jetesës për këto lagje.

Ky ishte edhe një premtim i radhës i mbajtur në shërbim të komunitetit.