75 Mall Live Search
10:07 / E Enjte, 11 Qershor 2020 / indeksADMonline

Ministrat mbërrijnë në Kuvend për seancë

Në Kuvendin e Kosovës tashmë kanë arritur edhe disa nga ministrat e Qeverisë së Kosovës.

Ai i Shëndetësisë Armend Zemaj, i Ekonomisë Blerim Kuçi, i Bujqësisë Besian Mustafa, i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.

Po ashtu, edhe zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj- Halimi, ka hyrë në ambientet e Kuvendit të Kosovë.

Gjithashtu, disa prej deputetëve të PDK-së si Bedri Hamza, Ganimete Musliu, Abelard Tahiri kanë ardhur në Kuvend.

Ashtu sikurse edhe shefi i GP të VV-së, Rexhep Selimi dhe kolegët e tij deputetë nga partia e Kurtit.