75 Mall Live Search
11:30 / E Enjte, 11 Prill 2019 / indeksADMonline

Ministrat të painteresuar për ikjen e të rinjve, asnjë të pranishëm në seancën e jashtëzakonshme

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës lidhur me ikjen e të rinjve të shumtë nga Kosova.

Kjo seancë është thirrur nga 41 deputetë të Parlamentit të Kosovës, pas raportimeve të shumta për numrin e lartë të të rinjve të cilët po lëshojnë vendin.

Por pavarësisht numrit shqetësues të të rinjve të cilët po largohen nga Kosova, kjo çështje nuk po duket shumë e rëndësishme për kabinetin qeveritar.

Të pranishëm në këtë seancë nuk janë asnjë prej ministrave të Qeverisë Haradinaj, raporton Indeksonline.

Përpos mos-pranisë së ministrave, në sallën e Kuvendit të Kosovës ka edhe numër të vogël të deputetëve, që janë të interesuar të debatojnë për ikjen e rinisë së vendit për një jetë më të mirë./Indeksonline/