17:48 / E Martë, 07 Prill 2020 / indeksADMonline

Ministres Hajdari sot paradite i vdiq babai, pasdite paraqiten në konferencë për media!

Ministres së Ekonomisë në detyrë, Rozeta Hajdarit, sot i ka ndërruar jetë babai, shkruan IndeksOnline.

Lajmin e ka bërë të ditur, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë konferencës për media për shkarkimin e kryeshefit të Ujësjellësit Rajonal “Prishtina”.

Kurti ka thënë se ministrat e VV-së janë të përkushtuar në detyrë dhe po punojnë kundër korrupsionit në ndërrmarrjet publike.

“Edhe pse ministers Hajdari, sot i ka vdekur babai në mëngjes, ajo ka dalur menjëherë në punë pasiqë ministrat po e luftojnë korrupsionit. Tani menjëherë pas konferencës ministrja do të niset për Pejë që të përgatitet për ceremoninë e varrimit të babait të saj”, tha Kurti./IndeksOnline/