10:46 / E Shtunë, 22 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ministri Abdixhiku merr vendim: Anulohet ndërtimi i lagjes në Badovc

Ministri i Infrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka bërë të ditur se është anuluar vendimi për ndërtimin e një lagje në afërsi të Badovcit.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i mbrojë resurset natyrore të vendit, shkruan Indeksonline

Image may contain: sky, outdoor, nature and water

“Duke u thirrur në Ligjin për Ujërat e Kosovës, mbështetur në Vendimin e Qeverisë për zonat e mbrojtura në Liqenin e Badovcit, Ministria e Infrastrukturës dhe Ambientit ka obliguar Komunën e Prishtinës që të bëjë anulimin e vendimit për kushtet ndërtimore për rastin e lagjes në afërsi të Badovcit.

Mbi të gjitha, është e interesuar të dëgjojë zërin e padëgjuar të aktivizmit qytetar, që këtë herë ishte përcaktues në ngritjen e alarmit me kohë”, ka deklaruar ai.

Image result for ndertimi ne badovc