13:19 / E Premte, 14 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Ministri Agim Veliu: Çdo marrëveshje e cila çon në normalizim të raporteve Kosovë-Serbi është e mirëpritur

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, përmes një shkrimi në “Facebook” ka thënë se çdo marrëveshje e arritur mes Kosovës e Serbisë, çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur.

Sipas tij, roli Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm.

Postimi i plotë:

Roli kyç i SHBA-së në dialogun e Kosovës dhe Serbisë është i domosdoshëm. Çdo marrëveshje e arritur, e cila çon në normalizim të raporteve mes dy shteteve dhe në njohje reciproke është e mirëpritur. Letra e Sekretarit të Shtetit të SHBA-së, z. Pompeu dhe angazhimi i Ambasadorit Grenell janë tepër të qarta.