75 Mall Live Search
19:42 / E Hënë, 28 Tetor 2024 / FR

Ministri Aliu njofton përfundimin e asfaltimit të rrugës Bare-Selac: Kjo rrugë do të lehtësojë jetën e qytetarëve

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftuar se është në përfundim asfaltimi i rrugës Bare-Selac me gjatësi 8.4 Km.

Aliu, është shprehur se kjo rrugë do të lehtësojë jetën e qytetarëve për çka ata do të lëvizin shumë më lehtë e më shpejtë.

“Në përfundim e sipër rregullimi e asfaltimi i edhe një rruge që shërben si nyje e rëndësishme si për sigurinë ashtu edhe për banorët në veri të vendit. Rruga Bare-Selac me gjatësi 8.4 Km do të lehtësojë jetën e qytetarëve për çka ata do të lëvizin shumë më lehtë e më shpejtë”, ka shkruar Aliu./Indeksonline/