Ministri Aliu shkon në Prizren për ta mbështetur Haskukën

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot ishte në Prizren për t’i dhënë përkrahje kandidatit të tyre për kryetar të Prizrenit, Mytaher Haskukës.
“Sot në Prizrenin e bukur, me një ekipë të mrekullueshme që janë gati për të bashkë qeverisur #mëshumëpërPrizrenin!
Ishte kënaqësi ta shohim programin e kryetarit Haskuka me projektet të cilat do ta shndërrojnë Prizrenin në kryeqendër të zhvillimit ekonomik dhe të zhvillimit të gjelbër, me zonën më të madhe për këmbësorë në rajon.
Me vizionin e kryetarit Haskuka dhe planin aktual në përputhje me trendet botërore, do të bëhet riorientimi i trafikut duke e shmangur atë nga qendra, ulje të ndotjes së ajrit, e ruajtje të trashëgimisë kulturore dhe zhvillim të turizmit duke u lidhur edhe me tunelin Prizren – Tetovë. Qendra e Prizrenit, me këto projekte do t’i kthehet qytetarëve, këmbësorëve e kalldrëmit.
Ne do të ofrojmë mbështetje të pakursyer për projektet të cilat do të çojnë jo vetëm Prizrenin, por edhe Kosovën në zhvillim të qëndrueshëm!”, shkruan Aliu.