75 Mall Live Search
21:24 / E Mërkurë, 21 Prill 2021 / AR

Ministri Aliu thërret konferencë për media, tregon arsyen

Nesër ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu do të mbajë konferencë për media.

Konferenca do të mbahet për hidrocentralet, në ora 09:15, me lokacion tek ura në Brezovicë (100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit), shkruan Indeksonline.

“Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës – MMPHI, ju fton të përcillni konferencën për media të thirrur nga ministri z. Liburn Aliu për hidrocentralet.

Konferenca për Media do të mbahet nesër me datë 22.04.2021, (E enjte) nga ora 09:15, me lokacion tek ura në Brezovicë (100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit)“, thuhet në njoftimin e ministrisë.