75 Mall Live Search
18:05 / E Enjte, 02 Korrik 2026 / Z S

Ministri Armend Muja jep urdhër për inspektim paparalajmërim në qumështoren “Vita”

Zyrtari i Agjencionit të Ushqimit, Eroll Shehu ka pranuar se ministri i Bujqësisë, Armend Muja ka dhenë urdhër për inspektim paparalajmërim në qumështoren “Vita”.

Sot 25 inspektorë kanë shkuar për inspektim paparalajmërim në qumështoren “Vita”.

AUVK-ja ia ka mësyrë qumështores për ta mbyllur me arsyetimin se prodhuesi ka ulur sasinë e prodhimit të qumështit nga 1 korriku për shkak të mungesë së tregut.

Ndërkaq, zyrtari duke mos dhenë detaje të tjera, ka pranuar se urdhri është i ministrit.

“Jemi duke e zbatuar vendimin e ministrit, vendimi është që të bëhet inspektimi paparalajmërim, sot e kemi urdhër që të bëhet në këtë qumështore” ka thënë ai.