75 Mall Live Search
15:10 / E Mërkurë, 27 Nëntor 2019 / indeksADMonline

Ministri Bedri Hamza ndihmon me 20 mijë euro dy familjet Abazi në Livoçë të Gjilanit

Ministri i Financave Bedri Hamza ka marrë vendim të mërkurën që të ndaj 20 mijë euro pë familjen Abazi nga Gjilani, e cila i humbi dje dy djemtë në Shqipëri nga tërmeti vdekjeprurës, shkruan Indeksonline.

“Me qellim te ofrimit te ndihmës materiale per familjet e viktimave te  pësuara nga tërmeti duke u bazuara  ne kompetencat e tij ligjore si Ministër i financave ne vështrim  tëparagrafin 3 të Ligjit të Menaxhimit të Financave Publike (LMFPP) dhe në paragrafit 2 të nenit 14 të Ligjit nr. 06/L-133 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019, sot ka marrë vendim që të ndihmojë ne total te shumes  20,000 Euro duke ndare nga 10,000 Euro per  familje  te viktimave te shkaktuara nga termeti,Shemsedin dhe Isa Abazi”, thuhet në njoftim.

Dy djemtë nga Gjilani thuhet se kishin shkuar për të punuar në Shqipëri por tërmeti fatal ua mori jetën duke i zënë hoteli në të cilin po qëndronin./Indeksonline/