Ministri Bislimi, ka vizituar sot Administratën Tatimore të Kosovës

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka vizituar Administratën Tatimore të Kosovës, me ç’rast ka takuar menaxhentin e ATK-së.
Drejtori i përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, duke falënderuar ministrin për vizitën, ai njoftoi për planet e ATK-së për vitin 2020, si edhe arritjet gjatë vitit paraprak – me theks të veçantë potencoi zvogëlimin e borxheve tatimore, për të cilat ATK-ja ka marrë vlerësime pozitive edhe nga institucionet ndërkombëtare. Përveç rezultateve të arritura, drejtori Murtezaj, po ashtu përmendi edhe sfidat me të cilat ballafaqohet Administrata Tatimore e Kosovës.
Ministri Bislimi falënderoi drejtorin e ATK-së për prezantimin e detajuar të arritjeve dhe sfidave të Administratës Tatimore të Kosovës. Gjatë kësaj vizite ministri Bislimi tha se Ministria e Financave dhe Transfereve do të mbështesë çdoherë ATK-në, si dhe do t’i trajtojë me përkushtim të gjitha kërkesat e adresuara, në mënyrë që të arrihen objektivat e planifikuara.