75 Mall Live Search
08:02 / E Hënë, 04 Korrik 2022 / MSH

Ministri Bislimi nikoqir i delegacioneve nga Finlanda dhe Irlanda

Një delegacion nga Finlanda dhe Irlanda do të qëndrojnë sot për vizitë në Kosovë, ku do të priten nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Ky delegacion kryesohet nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, Tytti Tuppurainen dhe ministry i shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne.

Takimi do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë, me fillim nga ora 8:45.

Pas takimit, do të mbahet një konferencë e përbashkët për media.

“Zëvendëskryeministri i Parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi pret në takim delegacione nga shtetet e Finlandës dhe Irlandës, të kryesuara nga ministrja e Finlandës për Çështje Evropiane dhe Drejtimin e Pronësisë, znj.Tytti Tuppurainen dhe ministri i Shtetit për Çështjet Evropiane të Irlandës, Thomas Byrne”, thuhet në njoftim.