Ministri Bislimi u ndalua të dielën nga Policia

Ministri i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi ka treguar se javën e kaluar është ndaluar nga Policia e Kosovës.
Në një konferencë për media, ai ka sqaruar se ndalimi nga autoritetet e sigurisë është bërë për kontroll pasi Prishtina u fut në karantinë, shkruan Indeksonline
“Ditën e diele, pasi Prishtina është vendosur në karantinë, unë jam ndalur nga policia tek rrethi për Çagllavicë dhe më është dashur të argumentojë se jetojnë në Prishtinë që për me hy. Dmth, për krejt qytetarët, pavarësisht profesionin, duhet ti nënshtrohen rregullave”, ka thënë ai, duke arsyetuar vendimin e u.d. të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveqla, për lejet speciale të deputetëve të Kuvendit.
Ndryshe, kryeministri në detyrë Albin Kurti, bashkë me ministrin në detyrë të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi në një konferencë për media kanë treguar në detaje pakot financiare për ndihmën e qytetarëve të vendit.
