Ministri britanik uron Albin Kurtin

Ministri i Punëve të Jashtme të Britanisë ,Christopher Pincher ka uruar formimin e Qeverisë së Kosovës.
Ministri britanik tha se së shpejti do të shikohen mundësitë e diskutimit me kryeministrin e ri Albin Kurti që të ndërtohet një bashkëpunim i fortë në mes dy vendeve, transmeton Indeksonline.
“Urime për Qeverinë e Kosovës të udhëhequr nga Albin Kurti. Do të shikojë mundësinë e diskutimit sërish me ty së shpejti, dhe të ndërtojmë një bashkëpunim të fortë në mes të dy vendeve tona”, ka shkruar Pincher./Indeksonline/
