Ish-ministri Bytyçi i bashkohet PSD-së
Partia Socialdemokrate ka prezantuar aderimin e ri. Bëhet fjalë për Shyqri Bytyëin, ministrin në largim të Arsimit.
Kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti ka shprehur lëvdata për Bytyëin, i cili deri sot ishte pjesë e Nisma-s së Fatmir Limajt.
“Prej sot ministri në detyrë është anëtarësuar në PSD. Përveç faktit që po e fitojnë një reformator në arsim, mendojë se në PSD do të jetë personi kryesor për këto politika”, ka thënë ai.