Ish-ministri Bytyçi kërkoi zbatimin e vendimit për rritjen e numrit të studentëve të rinj, në mjekësi
Ish- ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyçi priti në një takim annëtarin e Këshillit drejtues të UP-së, Ujkan Bajra, prorektorët Hysen Bytyëi dhe Merita Koçinaj- Berisha, si dhe dekanen e Fakultetit të Mjekësisë, Suzana Manxhuka.
Gjatë këtij takimi u bisedua lidhur me situatën e krijuar për regjistrimin e studentëve në Fakultetin e Mjeksësisë për vitin e ri akademik 2019/2020.
Ish- ministri Bytyçi tha se UP-ja, përkatësisht Fakulteti i Mjeksësisë, duhet që sa më parë të implementojnë vendimin e MASHT-it lidhur me rritjen e numrit të studentëve të rinj në dy drejtime të këtij fakulteti.
Ai, po ashtu tha se vendimi për rritjen e numrit të studentëve në Fakultetin e Mjeksësisë, përkatësisht drejtimet Mjekësi e përgjithshme dhe infermieri, është marrë në bazë të kërkesës së UP-së.
Sipas ish- ministrit Bytyçi, një vendim i tillë është marrë në bazë të kompetencave ligjore që ka ministria, por edhe në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, duke e konsisderuar si politikë arsimore me interes nacional.
Prandaj, ish- ministri Bytyëi kërkoi që sa më parë të nisë së zbatuari vendimi, ndërsa përfaqësuesit e UP-së dhe FM-së u shprehën të gatshëm të respektojnë vendimin e MASHT-it siç është e paraparë në vendim.