11:05 / E Enjte, 22 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Ministri Bytyqi: Studentët me nevoja të veçanta të aplikojnë për bursë në të gjitha fushat e studimit

Ministri i Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqyri Bytyqi ka bërë të ditur se mori vendim që studentët me nevoja të veçantë të aplikojnë për bursë në të gjitha fushat e studimit që organizohen në universitetet publike në Kosovë.

Tutje ministri Bytyqi ka thënë se bazuar në Udhëzimin Administrativ, nr. 14/2017, të datës 06.12.2017, të kushteve dhe kriteret e përcaktuara me konkurs, pika 1.2 deri 1.5 nuk vlejnë për studentët me nevoja të veçanta, transmeton Indeksonline.

Ministri poashtu ka ndarë edhe linkun ku të gjithë studentët e interesuar, në konkursin e MAShT-it për ndarjen e bursave.

Postimi i plotë:

Bursa për të gjithë studentët me nevoja të veçanta!

Të dashur studentë,

Lidhur me konkursin e publikuar më 19 nëntor 2018, për ndarjen e bursave për studentët e universiteteve publike, për vitin akademik 2018-2019, po jap këtë sqarim:

Si ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në lidhje me bursat në fjalë, kam marrë vendim që, fushat e studimit të përcaktuara në konkurs të mos vlejnë për studentët me nevoja të veçanta. Pra, këta studentë mund të aplikojnë për bursë nga të gjitha fushat e studimit që organizohen në universitetet publike në Kosovë.

Gjithashtu, bazuar në Udhëzimin Administrativ, nr. 14/2017, të datës 06.12.2017, të kushtet dhe kriteret e përcaktuar me konkurs, pika 1.2 deri 1.5 nuk vlejnë për studentët me nevoja të veçanta.

Të gjithë studentët e interesuar, konkursin e MAShT për ndarjen e bursave mund ta gjejnë në linkun e mëposhtëm.

KONKURSI: https://masht.rks-gov.net/uploads/2018/11/konkursi-per-bursa-te-sudenteve-2018-19.doc?fbclid=IwAR3QPSFT4gEQcPyVg3twQV5egHoMVVUZuJhWWq3j3of7FVxub08BNooZ2lg

FORMULARI:https://masht.rks-gov.net/uploads/2018/11/formular-aplikimi-per-bursat-2018-19.docx?fbclid=IwAR3DCIFRTZIZYUIqJc8ux3NGVDv4IwteElGUPRYWEk8Knry3YwAY6H3oCVI