16:21 / E Martë, 22 Maj 2018 / indeksADMonline

Ministri Bytyqi u premton përkrahje shkollave të Kaçanikut

Ministri i Arsimit, Shyqri Bytyqi, gjatë ditës së sotme ka vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec dhe shkollën e mesme profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”. Këtyre shkollave Bytyqi ua ka premtuar përkrahjen nga ana e Ministrisë së Arsimit.

“Kam ofruar bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit në mbështetjen e parezervë për komunën e Kaçanikut dhe komunat tjera, qoftë në zgjerimin e hapësirave shkollore, apo edhe përmirësimin e cilësisë në arsim”, ka shkruar Bytyqi.

Ky është njoftimi i plotë:

Gjatë vizitës në komunën e Kaçanikut, bashkë me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi, kam vizituar shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec dhe shkollën e mesme profesionale “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”.

Kam ofruar bashkëpunimin e Ministrisë së Arsimit në mbështetjen e parezervë për komunën e Kaçanikut dhe komunat tjera, qoftë në zgjerimin e hapësirave shkollore, apo edhe përmirësimin e cilësisë në arsim.

Duhet ta rrisim sa më shumë interesimin për shkollat profesionale edhe në Kaçanik, në mënyrë që të përgatisim sa më shumë kuadro për tregun e punës.

Po mundohemi që me secilën komunë të kemi bashkëpunim dhe takime sa më të shpeshta. Bashkëpunimi i duhur jep rezultate të mira. Organizimi i testit PISA ka dëshmuar se kur angazhohemi me përgjegjësi të lartë nuk mungojnë rezultatet. Ne duhet të shohim mundësitë e ecjes përpara, në mënyrë që të mos pengohet ngritja e cilësisë në arsim.

Po ashtu, kërkova nga mësimdhënësit dhe drejtuesit e sektorit të arsimit në këtë komunë ngritjen e përgjegjësisë profesionale dhe qasje sa më korrekte në detyrat që kanë, në mënyrë që bashkë me nivelin qendror t’i qasemi zgjidhjes së problemeve në sistemin arsimor.

 

Temat: