20:58 / E Hënë, 17 Qershor 2019 / indeksADMonline

Ministri Cakaj: Ndarja e Maqedonisë se Veriut nga Shqipëria duhet të përjashtohet

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Gent Cakaj, përmes një postimi në Twitter ka thënë se është e domosdoshme hapja e bisedimeve mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Maqedonisë.

Ai gjithashtu ka thënë se Shqipëria plotësoi të gjitha kushtet. Është koha që BE për të ofruar dhe mbajtur procesin e zgjerimit të besueshëm.

“Një vlerësim pozitiv nga ana e këshillit për hapjen e bisedimeve të akcesionit për të dyja vendet është e domosdoshme. Ndarja e Maqedonisë se Veriut nga Shqipëria duhet të përjashtohet! Nevojitet vlerësimi i drejtë dhe objektiv. Shqipëria plotësoi të gjitha kushtet. Eshtë koha për BE për të ofruar dhe mbajtur procesin e zgjerimit të besueshëm”, ka shkruar Cakaj, transmeton Indeksonline.

Ai gjithashtu ditë më parë në një interviste për “The Financial Times” ka thënë se Shqipëria ka filluar katër vjet më parë me një riorganizim të gjerë të sistemit të drejtësisë. Të gjithë gjykatësit dhe prokurorët janë testuar për të parë nëse operojnë me integritet. Kjo është bërë nën mbikëqyrjen e institucioneve të reja që konsistojnë në gjykatës dhe prokurorë nga vendet anëtare të BE, përfshirë dy juristë holandeze./Indeksonline/