21:56 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Ministri Cakaj: Rama ka lënë vendimmarrjen e plotë në duart e mia

Ministri në Detyrë i Punëve të të Jashtme, Gent Cakaj thotë se kryeministri Edi Rama i ka lënë në dorë vendimmarrjen e plotë. I ftuar në studion e emisionit “Tempora” në RTV Ora, Cakaj tha se me kryeministrin ka bashkëpunim të mirë.

Gent Cakaj: Ne kemi pasur bashkëpunim të shkëlqyer, qoftë kur kam qenë këshilltar qoftë edhe në angazhimet e mira si zv/ministër i jashtëm apo edhe tani që udhëheq ministrinë. Bashkëpunimi ka qenë i mirë.

Ndikimi i kryeministrit është i padiskutueshëm. Unë kam kompetenca të marrë vendime. Liria ime përcaktohet në programin e qeverisë

Kryeministri ka lënë vendimmarrjen e plotë në duart e mia.